image Policia deklarohet për gjuajtjen me armë zjarri në Prishtinë

Siguri

Policia deklarohet për gjuajtjen me armë zjarri në Prishtinë

news image

Sonte rreth orës 22:30 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetë tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues…Policia po merret me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/