image Polici shkrep me armë zyrtare në oborrin e shkollës në Ferizaj për ta penguar sulmin nga qentë endacakë

Siguri

Polici shkrep me armë zyrtare në oborrin e shkollës në Ferizaj për ta penguar sulmin nga qentë endacakë

news image

Dje rreth orës 07:30, në oborrin e shkollës “Elena Gjika” në Ferizaj, një zyrtar policor ka përdorur armën zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, polici ka shkrepur armën zyrtare për ta penguar sulmin nga qentë endacakë që ndodheshin në oborr të shkollës.

Në vend të ngjarjes, njësiti i forenzikës ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, derisa nuk është raportuar për persona të lënduar.

/GazetaSinjali/