image Pogba mungon në ndeshjen ndaj Milanit

Futboll

Pogba mungon në ndeshjen ndaj Milanit

news image

Paul Pogba do të mungojë sot në ndeshjen që Manchester United do ta zhvillojë kundër skuadrës së Milanit.

Klubi tha se francezi do të mungojë si pasojë e një problemi fizik, transmeton Sinjali.

Gazeta britanike “Daily Mail” raporton se mungesa e Pobgas nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim, por sipas tyre mesfushori ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën dhe nuk është paraqitur fare në aeroport pa ndonjë paralajmërim.

Krejt kjo sipas gazetës lidhet ngushtë me dëshirën e lojtarit për t’u bashkuar me Realin./Sinjali/