image "Po rrezikohen njerëzit", qytetari ankohet për gjendjen e magjistrales Ferizaj - Prishtinë

Sinjalizime

“Po rrezikohen njerëzit”, qytetari ankohet për gjendjen e magjistrales Ferizaj – Prishtinë

news image

Dje e sot në Kosovë ka pasur reshje të borës, gjë që ka shkaktuar bllokime të rrugëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot gjatë gjithë ditës Sinjali ka raportuar për rrugët që janë bllokuar, një ndër to është magjistralja Ferizaj – Prishtinë.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të rrugës, ku shihet se nuk është pastruar nga bora fare.

Sinjalizuesi tha që nga kjo gjendje e rrugës po rrezikohen qytetarët.

Shikojeni magjistralen kryesore Ferizaj – Prishtinë, nuk është pastruar fare nga bora. Nga kjo gjendje po rrezikohen njerëzit“, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/