image Po i ikte dënimit me burg, arrestohet 30-vjeçari nga Gjykata në Ferizaj

Siguri

Po i ikte dënimit me burg, arrestohet 30-vjeçari nga Gjykata në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave penale të ndryshme. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla raste, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave bien në duart e organeve të rendit.

E një burrë është arrestuar ditën e djeshme në fshatin “Komogllavë” në Ferizaj, pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi ishte i dënuar me burgim për shkak të kryerjes së veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”.

Pas arrestimit 30-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

/GazetaSinjali/