image Plumbi qorr godet veturën e Policisë në Prishtinë - FOTO - Sinjali

Plumbi qorr godet veturën e Policisë në Prishtinë – FOTO

news image

Mbrëmë u festua nata e Vitit të Ri, që sipas Policisë kryesisht kaloi e qetë, por ka pasur edhe incidente, raporton Sinjali.

E siç mëson Sinjali, një incident ka ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë.

Në këtë rrugë një person ka gjuajtur me armë dhe një plumb qorr e ka goditur veturën e Policisë.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se në lidhje me këtë është hapur rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë, ku thotë se janë përdorur armë zjarri dhe ka pasur incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Në aspektin e sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme (deri në ora 00) nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet”, thuhet në komunikatën e policisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin