image “Plisat” reagojnë për sulmin ndaj tifozit çek, distancohen nga sulmi

Futboll

Sport/ “Plisat” reagojnë për sulmin ndaj tifozit çek, distancohen nga sulmi

news image

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Çeki, në faqen zyrtare të tifozëve të Prishtinës “Pilsat”, u publikua një video në të cilën shihen dy persona derisa sulmojnë fizikisht një tifoz çek.

Nuk kaluan shumë minuta dhe kjo video u largua nga faqja e tifozëve “Plisat”. Lajmi për sulmin ndaj tifozit çek ngjalli reagime të shumta në Kosovë, duke e dënuar një veprim të tillë.

Pas pak minutash reagoi edhe lideri i Plisave Albert Kastrati. Në profilin e tij në Faceboook, Kastrati shkroi se Plisat distancohen nga ky sulm dhe se ata nuk e kanë sulmuar askënd, por se sipas tij dikush ka hyrë pa leje të tyre në faqen e tifo-grupit dhe e ka publikuar atë video.

Postimi i plotë i Albert Kastratit:

https://www.facebook.com/albert.kastrati/posts/10156803593871748

/Sinjali/