image Çekët duartrokasin, Plisat rrahin njërin prej tyre

Futboll

Video/ Çekët duartrokasin, Plisat rrahin njërin prej tyre

news image

Pas fitores së sotme të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihej se si disa nga tifozët “Plisa” grushtojnë një tifoz çek.

Video është shpërndarë në faqen “Plisat” në rrjetin social Facebook, me mbishkrimin është “dita e ndeshjes”.

Në video shihen dy persona teksa sulmonin një person tjetër, i cili mbante flamurin e Çekisë në krahë, ku gjersa grushtohej nga këta dy të rinj bie përtokë.

Video pasi që mori komente të shumta negative nga ndjekësit e kësaj faqeje, u fshi nga ky rrjet social.

Sinjali ka arritur që ta sigurojë këtë video, ku shihet se si plisat sulmojnë tifozin çek.

Rrahja e këtij tifozi çek padyshim që i jep një imazh të keq Kosovës, pasi që në fund të ndeshjes së sotme tifozët çekë duartrokitën bashkë me Dardanët.

Tifozët çekë duartrokasin dardanët pas përfundimit të ndeshjes!

Posted by Sinjali on Saturday, September 7, 2019

Përfaqësuesja e Kosovës sot mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë 2:1./Sinjali/