image Dalin detaje të reja nga sulmi në Bruksel: Sulmuesi përmendi kombësinë e viktimave si motiv

Evropë

Dalin detaje të reja nga sulmi në Bruksel: Sulmuesi përmendi kombësinë e viktimave si motiv

news image

Policia në Bruksel ka qëlluar për vdekje personin që mbrëmjen e së hënës vrau dy shtetas suedezë. Abdesalem Lasued, 45 vjeç, u qëllua në një kafene në lagjen Shaerbek.

Dy shtetasit sudezë mbetën të vrarë kur agresori hapi zjarr me një pushkë automatike, në një atentat që la edhe një person të plagosur.

Ngjarja ndodhi 5 KM larg stadiumit ku po luhej ndeshja Belgjikë-Suedi, e cila po trajtohet si terrorizëm dhe autoritetet në Bruksel kanë rritur nivelin e sigurisë.

“Gjatë mbrëmjes, një deklaratë u bë në rrjetet sociale dhe u regjistrua nga një person që prezantohej si agresori. Personi në fjalë thoshte se frymëzohej nga Shteti Islamik. Gjatë së njëjtës deklaratë, kombësia e viktimave përmendet si një motiv për krimin e kryer. Në këtë fazë nuk ka të dhëna për një lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë”, tha Eric Van Duyse, zëdhënës i Prokurorisë Federale.

Kombëtarja suedeze do të luante në stadiumin belg “Hejsel Stadium” me vonë gjatë mbrëmjes, me ngjarjen që ndodhi 5 km larg.

Por pasi organet mediatike raportuan se dy personat e vrarë mbanin veshur fanellën e kombëtares suedeze, lojtarët e vendit nordik dhe UEFA njoftuan se nuk mund të luanin pjesën e dytë të ndeshjes dhe kombëtarja belge ra dakord.

/GazetaSinjali/