image Sulmi në Bruksel, Macron: Evropa jonë është e tronditur

Evropë

Sulmi në Bruksel, Macron: Evropa jonë është e tronditur

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi në lidhje me sulmin në Bruksel, ku u vranë dy shtetas suedez.

Nga Pallati i Brigadave në Tiranë, ku u nderua nga kryeministri Edi Rama, Macron e hapi fjalën e tij duke thënë se gjendej para të pranishmëve, teksa Evropa është e tronditur nga sulmi.

Macron falenderoi Ramën teksa mbajti fjalimin e tij në frëngjisht, pasi Franca u godit nga një sulm terrorist javën e kaluar.

“Gjendem këtu para jush ndërkohë që Franca u prek nga një sulm terrorist javën e kaluar, preku një profesor të frëngjishtes, barbaria goditi përsëri duke sulmuar ata që mësojnë këtë gjuhë, që prej  shekujsh shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu. Gjendem këtu para jush ku para disa minutash, Brukseli u godit nga një atentat terrorist, që i mori jetën dy evropianëve, dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur “, theksoi ai./abcnews.al

/GazetaSinjali/