image Netanjahu: Forcat izraelite po “operojnë brenda” qytetit të Gazës

Botë

Netanjahu: Forcat izraelite po “operojnë brenda” qytetit të Gazës

news image

Benjamin Netanjahu tha se ushtria izraelite po e rrethonte qytetin e Gazës.

“Qyteti i Gazës është i rrethuar, ne po operojmë brenda tij”, tha kryeministri izraelit në një konferencë për shtyp.

Netanyahu tha se nuk do të ketë armëpushim apo shpërndarje karburanti derisa të lirohen pengjet izraelite të marra nga Hamasi më 7 tetor.

Ai gjithashtu i bëri thirrje popullit të Gazës që “ju lutemi të shkoni në jug”.

“Ne nuk do të ndalemi”, tha ai, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/