image Plas sherri në një tyrbe në Gjakovë, dy burra bëjnë propagandë me citate kuranore

Siguri

Plas sherri në një tyrbe në Gjakovë, dy burra bëjnë propagandë me citate kuranore

news image

Në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë, derisa mijëra njerëz ishin pjesëmarrës në një manifestim tradicional në tyrben “Pulë”, ka ndodhur një incident.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se atje dy persona dyshohet se gjatë këtij manifestimi kanë shpërndarë material propagandues, duke shkruar citate kuranore.

Të dyshuarit janë 48-vjeçar dhe 66-vjeçar, të cilët me këto veprime dyshohet se kanë nxitur përçarje, pasi materialet kanë qenë në kundërshtim me festën që ishte duke u zhvilluar.

Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa po vazhdojnë hetimet.  

/GazetaSinjali/