image Plani i Çalhanoglut ia futë frikën Milanit në momentin më të mirë të sezonit

Futboll

Plani i Çalhanoglut ia futë frikën Milanit në momentin më të mirë të sezonit

news image

Pavarësisht se po shkëlqen këtë periudhë me Milanin, rinovimi i mesfushorit Hakan Çalhanoglu me “Djallin” është kthyer në çështje delikate në kampin kuqezi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari turk mendon të rikthehet në Gjermani.

Herta e Berlinit dhe Lajpcigu e presin mesfushorin t’u bashkohet, pasi janë jashtëzakonisht të interesuara për të.

Megjithëse po kalon formën më të mirë gjatë periudhës që po luan për Milanin, Çalhanoglu duket se po e konsideron më të rëndëishëm kthimin në Gjermani. /Gazeta Sinjali