Pavarësisht se po shkëlqen këtë periudhë me Milanin, rinovimi i mesfushorit Hakan Çalhanoglu me “Djallin” është kthyer në çështje delikate në kampin kuqezi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari turk mendon të rikthehet në Gjermani.
Herta e Berlinit dhe Lajpcigu e presin mesfushorin t’u bashkohet, pasi janë jashtëzakonisht të interesuara për të.
Megjithëse po kalon formën më të mirë gjatë periudhës që po luan për Milanin, Çalhanoglu duket se po e konsideron më të rëndëishëm kthimin në Gjermani. /Gazeta Sinjali