image Plagosja në Prishtinë/ 54-vjeçari u plagos dy herë në gjoks

Siguri

Plagosja në Prishtinë/ 54-vjeçari u plagos dy herë në gjoks

news image

Menderes Emini, 54-vjeçar, është personi që u plagos sot në rrugën “Zija Shemsiu” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai është duke u trajtuar aktualisht në QKUK.

Gazeta Sinjali mëson se 54-vjeçari është plagosur me dy plumba në gjoks.

Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin për këtë plagosje, të cilit i është konfiskuar edhe një armë e zjarrit, që dyshohet se është përdorur në këtë rast./Gazeta Sinjali/