image Plagoset një person në Veternik të Prishtinës

Kosovë

Siguri/ Plagoset një person në Veternik të Prishtinës

news image

Një person është plagosur nga arma e zjarrit sot rreth orës 17:00 në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas stafit mjekësor, gjendja e të plagosurit është stabile. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Kelani tha se policia është në kërkim të personave të dyshuar, ndërkohë nuk dihen ende motivet që çuan deri te plagosja.

“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informate për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik -Prishtine. Njësit Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para nga tereni viktima i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK-së, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim te të dyshuarit/ve. Për informata shtesë ju informojmë me kohe”, tha Kelani. /Gazeta Sinjali/