image Plagoset një person në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Plagoset një person në Prishtinë

news image

Një person është plagosur dje në Prishtinë, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të fishekëve, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është plagosur në këmbë ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se një  person i panjohur  ka shtënë  me armë zjarri dhe nga të shtënat është  plagosur në këmbë viktima mashkull . I dyshuari pas të shtënave kishte  ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/