image Plagoset me armë zjarri një person në Parkun e Gërmisë

Vrasje në tentativë/ Plagoset me armë zjarri një person në Parkun e Gërmisë

news image

Një person është plagosur me armë zjarri dje rreth orës 17:30 në Parkun e Gërmisë në kryeqytet.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërkaq Policia ka dalë në vendin ku ka pasur të shtëna duke e siguruar vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Policia po e heton këtë ngjarje si vrasje në tentativë. /Gazeta Sinjali/