image “Plaçkë, plaçkë”/ Grabitet i riu në Prishtinë, dy persona të maskuar ia marrin nga dora iPhone-n

Siguri

“Plaçkë, plaçkë”/ Grabitet i riu në Prishtinë, dy persona të maskuar ia marrin nga dora iPhone-n

news image

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Me një grabitje është përballur edhe një 18-vjeçar mbrëmjen e së hënës te rruga ‘B’ në Prishtinë.

Sinjali mëson se derisa po ecte rrugës, dy persona të maskuar i kanë dalë në pritë duke e paralajmëruar se do e plaçkitin e më pas i kanë marrë nga dora telefonin e tij të markës iPhone.

Me të kryer veprën, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka denoncuar rastin në Polici.

Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, mirëpo janë marrë veprimet hetimore që ata të kapen.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/