image Pisha gati të rrëzohet në "Dardani", rrezikohen veturat përreth

Siguri

Pisha gati të rrëzohet në “Dardani”, rrezikohen veturat përreth

news image

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që të ketë shumë vështirësi në qarkullimin e veturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të forta, në Prishtinë po rrezikohet që edhe pemët të rrëzohen.

Sipas disa fotografive të publikuara në grupin “Network Prishtina” bëhet thirrje që të largohen veturat nga parkingjet për shkak të rrezikut të rënies së pishës.

Po ashtu, një qytetare ka bërë të ditur se ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por që ende nuk është marrë ndonjë veprim.

Në anën tjetër, Sinjali ka provuar disa herë gjatë mbrëmjes të bie në kontakt me Policinë por që kanë qenë të paqasshëm./Gazeta Sinjali/