image Piolit i kthehet medalja e vjedhur, Policia e gjeti hajdutin pasi e bëri publike në rrjete sociale

Futboll

Piolit i kthehet medalja e vjedhur, Policia e gjeti hajdutin pasi e bëri publike në rrjete sociale

news image

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është ribashkuar me medaljen e fituesit të titullit të Serisë A që iu vodh gjatë festimeve.

Ngjarja ndodhi atë mbrëmje kur Pioli bëri të ditur për mediat se medalja ishte zhdukur dhe ai dërgoi një apel për ta rikthyer atë.

Problemi i Piolit doli të ishte mjaft i lehtë për t’u zgjidhur falë fajtorit që postoi një imazh të medaljes së vjedhur në Instagram Stories me mbishkrimin “Faleminderit Pioli”.

Kjo i lejoi policisë në Reggio Emilia të gjurmonte dhe të rikuperonte medaljen, e cila iu dorëzua sot trajnerit të Milanit.

Ceremonia e titullit të Serie A u mbajt në stadiumin Mapei në Reggio Emilia, ku Milani mundi Sassuolo 3-0 për të siguruar Scudetton e tyre të 19-të, i pari që nga 2010-11.

Ishte gjithashtu trofeu i parë në karrierën e trajnerit të Piolit, kështu që medalja ka një vend shumë të veçantë në zemrën e tij.

Lega Serie A ishte zotuar t’i siguronte atij një kopje në rast se origjinali nuk do të ishte gjetur.

/GazetaSinjaliSport/