image Milani ka gati kontratën e re 'afatgjate' për Piolin

Futboll

Milani ka gati kontratën e re ‘afatgjate’ për Piolin

news image

Stefano Pioli i riktheu lavdinë Milanit dhe klubi thuhet se po përgatitet ta shpërblejë atë me një kontratë të re afatgjate.

Trajneri 56-vjeçar italian iu bashkua kuqezinjve në tetor të 2019-ës, duke qenë zëvendësuesi i të shkarkuarit Marco Giampaolo dhe ai menjëherë filloi të punojë në një projekt përkrah menaxherëve Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Frytet e punës së tyre u panë sezonin e kaluar kur Milani ngriti Scudetton e tyre të parë në më shumë se një dekadë.

Siç raportohet nga Tuttosport, kontrata aktuale e Piolit me Milanin skadon në vitin 2023, por përmban një opsion për një vit tjetër, por klubi dëshiron ta lidhë atë me një marrëveshje të re.

Ideja aktuale është të ecin përpara me një kontratë shumëvjeçare, më të gjatë se vetëm dy vjet, dhe palët do të punojnë për një marrëveshje në javët e ardhshme.

Që nga ardhja e tij në tetor 2019, Pioli ka mbikëqyrur 149 ndeshje të Milanit, mesatarisht 1.97 pikë për ndeshje.

/GazetaSinjaliSport/