image Pioli: Ndeshja ndaj Empolit më e vështirë për ne sesa ndaj Chelseas

Futboll

Pioli: Ndeshja ndaj Empolit më e vështirë për ne sesa ndaj Chelseas

news image

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka përshkruar se si ata mund të vazhdojnë të përmirësohen dhe të mësojnë nga humbja ndaj Napolit, duke paralajmëruar se ‘Empoli do të jetë më i vështirë’ sesa përballja me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë patën një fillim të mirë të sezonit, por pësuan humbjen e tyre të parë në 22 xhiro të Serie A pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Napolit.

“Ne po përpiqemi të përmirësojmë nivelin tonë edhe më shumë pas sezonit të kaluar, por Seria A është një ligë e balancuar mirë dhe të gjithë janë ngritur me përforcime, kështu që ne duam të qëndrojmë në grup duke luftuar për titullin deri në fund”, tha Pioli gjatë ngjarjes Torneo Nereo Rocco.

“Performanca jonë kundër Napolit ishte e një niveli të lartë, por fakti që nuk morëm pikë do të thotë se mund dhe duhet të bëjmë më mirë në disa situata”.

Ka raportime se pronarët e rinj të Milanit do të fluturojnë së shpejti nga Amerika për të diskutuar një zgjatje të kontratës me trajnerin e tyre, i cili fitoi Scudetton sezonin e kaluar.

“Ndjehem si në shtëpinë time në Milano, dhe kur ndihesh si në shtëpi, nuk dëshiron as të marrësh në konsideratë opsione të tjera. Kemi ende shumë gjëra për të bërë, por nuk jam absolutisht i shqetësuar për kontratën apo të ardhmen time.

Objektivi i Milanit është të jetë konkurrues dhe të fitojë tituj. Ne duam të vazhdojmë të përmirësohemi, pasi mbetemi një ekip i ri, por kemi besimin që mund të na lejojë të synojmë majën”.

Është thënë se kuqezinjtë kanë stilin më evropian të futbollit nga të gjitha klubet e Serisë A, por Pioli nuk i atribuon veçanërisht kësaj teorie.

“Unë nuk mendoj se ka shumë dallim mes të luajturit mirë në Itali dhe në Evropë. Liga e Kampionëve kërkon një ritëm më të lartë, por asgjë të pamundur.

E kuptoj se ka pritshmëri rreth ndeshjeve me Chelsea, por mendoj se ndeshja më e vështirë për ne sigurisht që do të jetë kundër Empolit. Kur të shkojmë në atë ndeshje, unë do t’i mirëpres lojtarët e kthyer nga detyra ndërkombëtare vetëm dy ditë më parë.

Unë besoj se nëse luajmë në nivelet tona të zakonshme, atëherë rezultatet kundër Chelseat janë sigurisht brenda mundësive tona“, ka përfunduar Pioli.

/GazetaSinjaliSport/