image Pioli pas fitores ndaj Atalantas: Liga e Kampionëve po na ndihmon

Futboll

Pioli pas fitores ndaj Atalantas: Liga e Kampionëve po na ndihmon

news image

Trajneri i Milanit Stefano Pioli deklaroi fitoren e Rossonerëve ndaj Atalantas.

Milan ka mposhtur Atalantan me rezultatin 2-3 në Bergamo.

Pas ndeshjes, Pioli e ka quajtur këtë fitore si të shkëlqyeshme për ekipin e tij.

“Paraqitje e shkëlqyeshme, ne luajtëm me intensitet, energji. Një fitore e rëndë që përfundon një periudhë sfiduese dhe jep një shenjë se ne po rritemi”, tha Pioli për DAZN.

“Gjëja e rëndësishme është të fitosh, sipas mendimit tim në golin e dytë të pranuar pati një faull ndaj një prej lojtarëve tanë. Por unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, kundër një kundërshtari shumë të fortë. Kjo do të thotë që ne po rritemi”.

“Serie A po përmirësohet falë shumë trajnerëve që luajnë futboll më aktiv. Pastaj Liga e Kampionëve po na ndihmon, duke na bërë të kuptojmë se është e nevojshme të rrisim intensitetin. Unë jam rritur gjithashtu, por kjo është falë lojtarëve dhe klubit që më ka mbështetur dhe mbrojtur gjithmonë”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali Sporti/