Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thotë se dhomat e zhveshjes multikulturore i bëjnë skuadrat më të forta dhe është i emocionuar që ka mundësinë t’u bashkohet legjendave të klubit.
Pioli foli në një ngjarje në Shtëpinë e BMW të enjten mbrëma.
“Mund të shihni shumë legjenda në muret e Milanello-s dhe mundësia për të arritur atje është emocionuese”, tha trajneri italian.
Sekreti është të përpiqesh të bësh më të mirën që nga dita e parë dhe të kesh guximin të rritesh dita-ditës. Vetëm pas kësaj njeriu mund të vendosë objektivat e tij. Është thelbësore të identifikosh rrugën.
Kam filluar karrierën time si trajner në vitin 1999 dhe tani jam më i fokusuar te prioritetet. Dhomat e zhveshjes multikulturore janë kaq të këndshme, saqë ne duhet të pranojmë diversitetin dhe grupin e të gjithëve me dallime. Lojtarët bëhen më të fortë duke e njohur njëri-tjetrin“, ka deklaruar Pioli.