image Petkoviq pas suspendimit të Gjuriq nga pozita e drejtorit të Policisë në Veri: Qëndroi në mbrojtje të popullit serb

Drejtësi

Petkoviq pas suspendimit të Gjuriq nga pozita e drejtorit të Policisë në Veri: Qëndroi në mbrojtje të popullit serb

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas suspendimit nga detyra të drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq. Petkoviq gjatë konferencës të jashtëzakonshme për media se Gjuriq u suspendua për shkak se “ai qëndroi në mbrojtje të popullit serb”.

“Ata nuk duan të marrin pjesë në persekutimin e popullit serb, sepse nuk është ky qëllimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ku është gabimi kur Gjuriqi tha se nuk do të marrë pjesë në vendimet e [kryeministri i Kosovës,] Albin Kurtit, të cilat janë politike”, tha ai.

Petkoviq shtoi se për çështjen e suspendimit të drejtorit të policisë në veri ka biseduar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilit, siç tha, i ka treguar se Kurti “nuk ka të drejtë të zëvendësojë” drejtorin e policisë për rajonin e veriut.

Ndryshe, Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht për suspendimin e drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar nga detyra.

Gjuriq dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi sot për rekomandimin për suspendimin e tij, duke thënë se krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

Gjuriq gjatë ditës së djeshme njoftoi se Policia në veri të vendit do të bojkotojë vendimin e Qeverisë për lëshimin e fletëve qortuese për shoferët me targa me akronime si: ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’.

/GazetaSinjali/