image Ekskluzive: Suspendohet drejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut

Siguri

Ekskluzive: Suspendohet drejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut

news image

Drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar nga detyra, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Gjuriq dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi sot për rekomandimin për suspendimin e tij, duke thënë se krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

Gjuriq gjatë ditës së djeshme njoftoi se Policia në veri të vendit do të bojkotojë vendimin e Qeverisë për lëshimin e fletëve qortuese për shoferët me targa me akronime si: ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’.

/GazetaSinjali/