image Pesë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë

Siguri

Pesë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në Prishtinë, ku kanë pësuar lëndime trupore pesë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, sot rreth orës 14:00 dhe si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 5 persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kerkuar 5 persona. Me rastin po merret policia e trafikut”, ka thënë ajo për Sinjalin.

/GazetaSinjali/