image Personi i pajetë që u gjet mbrëmë në Badovc, është vrarë me armë zjarri

Kosovë

Personi i pajetë që u gjet mbrëmë në Badovc, është vrarë me armë zjarri

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë disa informacione të reja lidhur me personin e pajetë që u gjet mbrëmë afër Liqenit të Badovcit.

Ahmeti thotë se personi që u gjet i vdekur është vrarë me armë zjarri dhe se i njëjti ishte roje pylli, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Lajm i rëndë! Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit. Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli“, ka shkruar Ahmeti.

Më tutje, i pari i Prishtinës i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, si dhe ka kërkuar nga policia që sa më parë të ndriçohet rasti dhe kryerësit e veprës të dalin para drejtësisë.

Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës“, e përfundon shkrimin Ahmeti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159208549257166