image Gjendet një person i vdekur afër Liqenit të Badovcit

Kosovë

Siguri/ Gjendet një person i vdekur afër Liqenit të Badovcit

news image

Një person është gjetur i vdekur në pyll në rrugën Graçanicë-Gjilan, më saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Sipas policisë trupi i pajetë i viktimës është gjetur mbrëmë rreth orës 21:50.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

Sipas tij, Policia po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti./Gazeta Sinjali/