image Personi i dehur në Prishtinë e rrah të dashurën në taksi

Kosovë

Dhunë/ Personi i dehur në Prishtinë e rrah të dashurën në taksi

news image

Një person në gjendje të dehur ka rrahur të dashurën e tij, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Johan V.Han”, ku personi i dehur ka futur të dashurën e tij në taksi dhe e ka sulmuar fizikisht.

Personi që ka ushtruar dhunë është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka marrë me forcë viktimën femër K/shqiptare (të dashurën e tij) e ka futur në një taksi dhe e ka sulmuar fizikisht atë e cila nuk kishte pasur lëndime trupore. I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe i është dhënë ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/