image Përplasen mes vete dy vetura në Prishtinë

Siguri

Përplasen mes vete dy vetura në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, në rrugën Ilir Konushevci.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturash në afërsi tek “Xhamia e Llapit”.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy vetura të aksidentuara.

Sipas sinjalizuesit, aksidenti ishte i lehtë dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar./ Gazeta Sinjali/