image Përplasen dy automjete në Podujevë, lëndohet një person

Siguri

Përplasen dy automjete në Podujevë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Besi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë (fshati Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë është lënduar një person. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/