image Përleshje në Prishtinë - Theret me thikë i riu pasi shqelmoi e grushtoi një person

Siguri

Përleshje në Prishtinë – Theret me thikë i riu pasi shqelmoi e grushtoi një person

news image

Sot në rrugën “Hyrije Hana”, te tregu në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje mes dy personave, me ç’rast njëri është therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari A.H, ka therur me thikë të dyshuarin tjetër A.R, i cili më pas është dërguar në Emergjencë të QKUK-së për trajtim.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjithçka nisi ku A.R., sulmon me shqelma dhe grushte të dyshuarin tjetër A.H. Ky i fundit, në shenjë hakmarrjeje, e merr një thikë nga lokali ku punon dhe e ther të dyshuarin A.R.

Të njëjtat burime njoftuan se Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur të marrë deklaratat e dy të dyshuarve lidhur me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit A.H është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rasti “lëndim i rëndë trupor”, kurse i dyshuari tjetër A.R., do të hetohet për “sulm”.

/GazetaSinjali/