image Përleshje mes familjarëve të boksierëve në sallën e sporteve në Gjakovë - FOTO

Siguri

Përleshje mes familjarëve të boksierëve në sallën e sporteve në Gjakovë – FOTO

news image

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot pas orës 17:00 në sallën e sporteve në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali i cili ka thënë se gjatë një ndeshje mes dy boksierëve në sallën e sporteve, janë përleshur familjarët e tyre.

Ky sinjalizues po ashtu njoftoi se ka të lënduar nga kjo përleshje, derisa Policia dhe Autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet:

Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

/GazetaSinjali/