image Përleshje me thika afër parkut të qytetit në Prishtinë

Sinjalizime

Përleshje me thika afër parkut të qytetit në Prishtinë

news image

Një përleshje me thika para pak minutave ka ndodhur afër parkut të qytetit në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa sinjalizues kanë dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.

Në këto fotografi shihet se në vendngjarje kanë dalë policia dhe autoambulanca.

Lajmi për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga zyra për komunikim me publikun në Policinë e Kosovë, të cilët nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti, për momentin.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/