image Përleshen tre persona në Ferizaj, dyshohet se është përdorur thika

Siguri

Përleshen tre persona në Ferizaj, dyshohet se është përdorur thika

news image

Tre persona dyshohet se janë përleshur me thikë sot rreth orës 20:30 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e kësaj përleshjeje një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Kurse më pas është shoqëruar për në stacionin policor për të u intervistuar nga ana e policisë.

Ndërsa, dy të dyshuarit e tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes me makinë në drejtim deri më tani të panjohur për policinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Policia është në kërkim të tyre dhe po e trajton këtë rast”, ka thënë ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/