Manchester United barazoi në përballjen kundër Evertonit, duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 3:3, shkruan Sinjali Sport.
United arriti që të shënojë dy gola në pjesën e parë, ku golashënues ishin Cavani dhe Fernandes.
Everton në pjesën e dytë arriti të ‘ringjallet’ dhe shënoi dy gola të shpejtë për ta barazuar rezultatin. Golat për Evertonin i shënuan Doucoure dhe Rodriguez.
Por, për United shënoi McTominay në minutën e 70-të, mirëpo as ky gol nuk i mjaftoi Unitedit për fitore.
Kjo pasi që në minutat shtesë Everton barazoi përsëri rezultatin, me golin e shënuar nga Calvert-Lewin./Sporti në Sinjali/