image Përfundon ndeshja e ‘çmendur’ me 9-të gola të shënuara, Everton eleminon Tottenhamin

Futboll

Përfundon ndeshja e ‘çmendur’ me 9-të gola të shënuara, Everton eleminon Tottenhamin

news image

Ndeshja e zhvilluar në mes Evertonit dhe Tottenhamit në kuadër të “FA Cup” ishte mjaft interesante dhe solli disa gola, shkruan Sinjali Sport.

Në këtë ndeshje u shënuan 9-të gola nga të dyja skuadrat, kurse fitore arriti Everton me rezultat 5-4.

5 golat për Evertonin i shënuan Calver-Lewin, Richarlison, Sigurdsson dhe Bernard kurse për Tottenhamin shënuan Sanchez, Kane dhe Lamela.

Me këtë fitore Everton ka siguruar kalimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni kurse Tottenham eleminohet./Sporti në Sinjali/