Ndeshja e zhvilluar në mes Evertonit dhe Tottenhamit në kuadër të “FA Cup” ishte mjaft interesante dhe solli disa gola, shkruan Sinjali Sport.
Në këtë ndeshje u shënuan 9-të gola nga të dyja skuadrat, kurse fitore arriti Everton me rezultat 5-4.
5 golat për Evertonin i shënuan Calver-Lewin, Richarlison, Sigurdsson dhe Bernard kurse për Tottenhamin shënuan Sanchez, Kane dhe Lamela.
Me këtë fitore Everton ka siguruar kalimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni kurse Tottenham eleminohet./Sporti në Sinjali/