image Përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë, lëndohet pronari

Siguri

Përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë, lëndohet pronari

news image

Dje në fshatin Zabel të Gjakovës një lokal është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, rastin e ka denoncuar pronari i lokalit, i cili ka pësuar lëndime gjatë shuarjes së zjarrit nga ekipi i zjarrfikësve.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshi në zjarri lokali i tij. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.”

/GazetaSinjali/