image Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Kosovë

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

news image

Një banesë e pabanuar në Prishtinë është përfshirë dje nga flakët, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Shkaqet dhe dëmet e zjarrit për momentin nuk dihen. 

Nuk raportohet për persona të lënduar. /Gazeta Sinjali/