image Përfshihet nga flaka një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Siguri

Përfshihet nga flaka një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

news image

Një veturë është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc, përcjellë Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka bërë të ditur se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nuk dihet se çka e ka shkaktuar djegien e kësaj veture.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka. Ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar ne vendngjarje për të lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci./Gazeta Sinjali/