image Përfshihen nga zjarri malet e Koshares në Gjakovë

Siguri

Përfshihen nga zjarri malet e Koshares në Gjakovë

news image

Vatra të zjarrit kanë përfshirë edhe Komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky zjarr ka përfshirë fushat e kësaj komune, por edhe Kosharen me male.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Sinjalin se disa nga zjarret janë në përfundim të lokalizimit, mirëpo aktualisht të gjitha zjarret në këtë rajon janë aktive.

“Ka pasur vatra edhe në rajonin e Gjakovës përveç Malishevës dhe Rahovecit.”

“Disa nga zjarret janë në përfundim të lokalizimit, mirëpo për momentin të gjitha janë aktive. Zjarri ka përfshirë mbetjet në fusha, por edhe Kosharen me male”, ka thënë ai për Sinjali.

/Gazeta Sinjali/