Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Ava Max, dita ditës, po shënon suksese të mëdha në muzikë.
Së fundmi, artistja shqiptare ishte ftuar të performojë në emisionin shumë të shikuar amerikan, “Jimmy Kimmel Live”, transmeton Sinjali.
Ava Max interpretoi live këngën e saj të fundit “So Am I”, duke mahnitur publikun me performancën e saj.
Kujtojmë që Ava Max është e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”./Sinjali/