Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medieve, Harlem Desir, e ka dënuar sulmin që iministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka bërë mbrëmë gazetarit Ensar Ramadani.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë e dënoj rëndë incidentin e fundit që ka ndodhur në Kosovë, ku një politikan e sulmoi fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Ky sulm duhet të hetohet në tërësi, siguria e gazetarëve duhet të jetë thelbësore që të ketë liri të mediave”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se mbrëmë gazetari Ensar Ramadani është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë, Endrit Shala, teksa po raportonte për plagosjen e këshilltarit të Fatmir Limajt./Gazeta Sinjali/