image Përdorimi i armëve "kulturë" që po përsëritet çdo ditë, mbrëmë ndodhi edhe në parkingun e këtij lokali në Prishtinë

Siguri

Përdorimi i armëve “kulturë” që po përsëritet çdo ditë, mbrëmë ndodhi edhe në parkingun e këtij lokali në Prishtinë

news image

Mbrëmë rreth orës 03:30, pronari i kafenesë ” Internacional”, e cila gjendet në magjistralen Ferizaj –Shkup, ka denoncuar në Polici se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në parkingun e lokalit të tij.

Sinjali mëson se policia i është përgjigjur thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, pasi që ka kontaktuar me dëshmitarët sdhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, kanë gjetur edhe tri gëzhoja të pistoletës që dyshohet të jenë të kalibrit 7.62 mm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë poashtu edhe hetuesit dhe njësitet e forenzikës, të cilët kanë bërë grumbullimin e provave me rëndësi për identifikimin e personit që kishte shtënë me armë.

Burimet njoftojnë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për të cilin nga Policia tashmë është përgatitur një raport i detajuar dhe pritet t’i dorëzohet në ditët në vijim.

/GazetaSinjali/