image Përballje titanësh, statistikat mes Ibrahimovicit dhe Ronaldos

Futboll

Futboll/ Përballje titanësh, statistikat mes Ibrahimovicit dhe Ronaldos

news image

Sonte do të zhvillohet gjysmë-finalja e dytë mes Juventus dhe Milan në kuadër të Kupës së Italisë.

Padyshim që të gjithë sytë janë tek përballja mes Ibrahimovicit dhe Cristiano Ronaldos.

Dy lojtarë kanë karriera të bujshme me shumë tituj dhe gola. Ata janë parë gjithmonë si rivalë në fushat e blerta.

Sipas statistikave, dy lojtarët janë përballur 8 herë ndërmjet vete. Ronaldo ka arritur që t’a mposhtë katër herë Ibrahimovicin, kurse suedezi ka vetëm një fitore.

Tri herë Ronaldo e Ibrahimovic janë ndarë në paqe. Gjatë këtyre tetë ndeshjeve, portugezi ka shënuar 5 gola, kurse suedezi ka tre gola./Gazeta Sinjali/