image Përballje interesante në Premierligë, sytë kah skuadrat e Manchesterit

Futboll

Përballje interesante në Premierligë, sytë kah skuadrat e Manchesterit

news image

Premierliga vazhdon edhe sot me gjashtë ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 27-të, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme zhvillohet në Liverpool, ku skuadra e Evertonit e pret Manchester Cityn në “Goodisan Park”.

Citizens kërkojnë t’i rikthehen fitoreve pas disfatës javën e kaluar nga Tottenhami, ndërsa vendasit gjenden në një pozitë të palakmueshme, pasi janë shumë afër zonës së kuqe.

Man City me 63 pikë kryeson në elitën angleze, por Liverpooli iu ka afruar në vetëm tre pikë dhe çdo dështim mund t’i kushtojë, kurse Evertoni me 22 pikë gjenden në vendin e 16-të me 22 pikë.

Rivali lokal i qytetarëve, Man United sot pret në “Old Trafford” skuadrën e Watfordit.

Djajtë e kuq janë në pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve, derisa synon ta ruajë këtë pozicion, ku ka 46 pikë, kurse mysafirët me 18 pikë janë në vendin e 19-të.

Duel tjetër interesant që pritet të jetë është ai në mes Leedsit dhe Tottenhamit.

Spurs javën e kaluar mposhtën Man Cityn, ndërsa në mesjavë pësuan disfatë nga Burnley duke treguar një formë të luhatshme, kurse vendasit nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Leedsi me 23 pikë janë në vendin e 15-të, përderisa Tottenhami me 39 pikë pozicionohet në vendin e tetë.

Të gjitha takimet e sotme janë këto:

/GazetaSinjaliSporti/