Pas pushimit dyjavor, kthehet Seria A me një ballafaqim mes Milanit e Interit, shkruan Sinjali Sport.
Milani në këtë takim do të shkojë me mungesë të njëmbëdhjetë lojtarëve për shkak që janë infektuar me COVID-19.
Fikayo Tomori, Davide Calabria, Alessio Romagnoli, Samu Castillejo dhe Ciprian Tatarusanu do të mungojnë në këtë takim.
Ndërsa, Franck Kessie, Ismael Bennacer dhe Fode Ballo-Toure ishin në detyrë në Kupën e Kombeve të Afrikës, me Simon Kjaer, Pietro Pellegri dhe Alessandro Plizzari të lënduar.
Edhe Roma do të ketë mungesa pasi Borja Mayoral dhe Daniel Fuzato janë me COVID-19, me Amadou Diawara dhe Ebrima Darboe në Kupën e Kombeve të Afrikës, Leonardo Spinazzola të lënduar.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan; Florenzi, Gabbia, Kalulu, Theo Hernandez; Tonali, Kruniç; Messias, Brahim Diaz, Saelemaekers; Giroud.
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Mkhitaryan, Veretout, Pellegrini, Vina; Zaniolo, Abraham.
Ndeshja fillon nga ora 18:30.